Nga sot Rusino prodhon vetë energjinë elektrike nga paneli diellor
Sot në deponinë rajonale të Rusino afër Gostivarit është instaluar panel diellor për prodhimin e
energjisë elektrike. Për këtë projekt kohë më parë informoi Gostivarpress.mk, ndërsa sot pasdite
Ndërmarrja e Përbashkët Publike “Rusino-Pollog”, e cila menaxhon me deponinë, njoftoi se është
realizuar.
"Një tjetër investim i suksesshëm falë ndihmës zvicerane!" Nga sot Deponia Rusino ka sistemin e saj
të panelave diellor për prodhimin e energjisë elektrike për nevojat e veta! Informuan nga NPP.
Deri më tani, Rusino siguronte energjinë elektrike nga agregatët, ndaj tani pritet që kostot e
energjisë elektrike të ulen ndjeshëm. Sistemi diellor është një donacion nga Sekretariati Zviceran për
Çështjet Ekonomike. I njëjti donacion përfshin instalimin e kanalizimeve, tualeteve dhe sigurimin e
depozitave të ujit që do të sigurojnë ujë teknik dhe ujë të pijshëm për nevojat e deponisë dhe për
punonjësit.